Flash News

KRYESORE

Sot cilësohet si 'gruaja burrneshë' që përloti Kuvendin, çfarë ka thënë Gerta Loku një vit më parë për përfshirjen e saj në politikë (VIDEO)

Sot cilësohet si 'gruaja burrneshë' që përloti

Gerta Loku,  gruaja nga Mirdita, fjala e së cilës në Kuvend, përloti gjithë politikanët, por edhe qytetarët shqiptarë, një vit më parë në një intervistë për "Top Show", ka folur dhe për përfshirjen e saj në politikë.

“Unë kisha mbaruar për shkencat politike, dhe Nardi më thoshte që duhet të angazhohem me jetën politike por në Mirditë.

Në fillim ke atë euforinë e emigranit që sapo është kthyer. Une vija herë pas here në Shqipëri. Kthimi ka qenë gradual, por ja impaktet e para..e vështirë ka qenë...

Unë tentova të futem në jetën politike, por ndërkohë kisha 100 krerë bagëti. Unë kam menduar gjithmonë se duhet të kem një punë për të ngrënë dhe jo që politika të më japë për të ngrënë”, është shprehur ndër të tjera Gerta një vit më parë, duke mbajtur edhe sot në njëjtin qëndrim, se duhet të punojë vetë për të ngrënë.

Gerta në fjalën e saj në Kuvend vetëm një ditë më parë, u kërkonte politikanëve që secili të kryejë funksionin që i përket, duke përmbushur dhe kushtet e domosdoshme si ujë, rrugë, shkollim dhe shëndetësi. Kështu Shqipëria mund të bëhet.

Të fundit