Flash News

KRYESORE

Sot dita më përvëluese e javës, mjeku i QSUT paralajmëron: Mos dilni nga shtëpia!

Sot dita më përvëluese e javës, mjeku i QSUT

Sinoptikanët kanë paralajmëruar se sot termometri do të shënojë temperaturën më të lartë të kësaj javë, 38-40 gradë celcius.

Referuar paralajmërimeve të tyre, mjekët kanë dhënë alarmin në të njëjtën kohë se si duhet të shmangen orët e pikut. Në një intervistë për ‘report tv’ mjeku infeksionist Pëllumb Pipero bën apel për të pasur kujdes, duke mos dalë nga shtëpia në rast se nuk është e domosdoshme.

“Mos dilni nga shtëpia sidomos gjatë orëve të pikut nga ora 10 deri pas orës 16:00. I këshilloj krahas të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, të pijnë sa më shumë lëngje. Ujë është ndoshta ilaçi më i mirë për të nxehtin dhe mos ekspozimi. Edhe nëse për një arsye emergjente detyrohen të dalin edhe pse është shumë vapë të vënë kapele dhe të visheni me krahë të gjata”, këshillon mjeku.

Të fundit