Flash News

KRYESORE

Sot do bënte 14-vjeç; Vanessa Bryant prek me dedikimin për të bijën që nuk jeton më

Vanessa Bryant ka përkujtuar vajzën e saj Gianna - në një postim prekës në Instagram – në ditën kur vajza e saj do festonte ditëlindjen e 14-të por për fatin e keq ndërroi jetë në një moshë shumë të re para disa muajsh ku u djeg e gjallë në aeroplan bashkë me të atin, legjendarin Kobe Bryant dhe 7 persona të tjerë. “Gëzuar ditëlindjen e 14-të vogëlushes time të ëmbël Gianna! Mami të do më shumë se ç’ta kam treguar ndonjëherë! Ti do të jesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim! Më mungon shumë çdo ditë! Do të doja të zgjohesha dhe të të kisha pranë meje. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimi yt dhe të qeshurat e tua! Më mungon gjithçka e jotja! Gigi, të dua kaq shumëëëë!”- ka shkruar Vanessa në postimin prekës në Instagram.

Të fundit