Flash News

KRYESORE

Sot fejoi të birin, Berisha “thyen një rekord të ri”: Çmim i veçantë, në një moment të veçantë

Sot ka qenë një ditë mjaft emocionuese për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Veç fejesës së të birit, Shkëlzenit me blogeren e njohur, Armina Mevlani, duket se Berisha e ka nisur ditën e sotme edhe me një ‘rekord’ të ri.

Ashtu si çdo fundjavë, Berisha nuk e shmang ritualin e ecjes përgjatë bregut të detit në Durrës, por sot ka thyer rekordin.

Siç duket edhe nga foto e publikuar prej vetë Berishës, ai ka arritur në katin e 8000, ndërsa publikon aplikacionin që mat numrin e hapave gjatë ecjes.

“Ju keni fituar simbolin e reve”, shkruhet në aplikacionin e celularit të Berishës, ndërsa ai e feston këtë moment në një ditë të veçantë siç e cilëson ai, pikërisht në ditën kur kanë zyrtarizuar lidhjen disa vjeçare me fejesë i biri, Shkëlzen Berisha me Armina Mevlanin.

"8000 kate, ne re!

Çmim i veçantë në një moment të veçantë nga Fitbit”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit