Flash News

KRYESORE

Sot feston 23-vjetorin, Mozzik: Faleminderit familjes që më dha kohë e jo dajak

Mozzik, një ndër reperët më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 23-të.

Edhe pse vetëm 23 vjeç, ai ka arritur të bëjë për vete shumë fansa me muzikën e tij, e së fundmi tregut muzikor i është bashkuar edhe partnerja e tij Loredana, me të cilën numëron dy hite të cilat po bëjnë xhiron e klikimeve në "Youtube".

Në këtë ditë të veçantë, Mozzik ka falenderuar zotin për vitet e tij, si edhe familjen për të cilën është shprehur se i ka dhënë kohë që ai të hiqte dorë nga veset e këqija dhe jo dajak.

Reperi nuk ka nguruar të falenderojë as të dashurën e tij, Loredanën, të cilën tashmë e konsideron gruan e tij.

“Sapo mbusha 23 vite! Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot, e çdo të mirë në jetë që zuri vend, e do vazhdoj kështu inshallah edhe shumë vite të tjera. Faleminderit familjes qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që t’i bëj krenar me punën time. Faleminderit gruaja ime për dashurinë e respektin e sinqeriterin ndaj meje, që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet. Shoqëri e dashur, faleminderit për çdo të mirë që më ofruat çfarëdo që ka qenë. Ju jam falenderues. Fansa..ndihem i fyer t’ju quaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemrën time, vërtetë jeni me mua në çfarëdolloj situate, faleminderit! Gëzuar për mua”, ka shkruar Mozzik bashkangjitur fotografisë së postuar në "Instgram", ku shfaqet bashkë me prindërit në kohën kur ishte akoma një foshnje.

Të fundit