Flash News

KRYESORE

Sot i dërgoi letër për shembjen e teatrit, por çfarë i kërkoi Robert Ndrenika Metës në takimin e 4 prillit

Emri i aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika kryesonte sot listën me 54 emra të cilët i kërkojnë Presidentit të dekretojë ligjin e miratuar nga mazhoranca në seancën e 5 korrikut që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Por në datën 4 prill, aktori Ndrenika së bashku me Arben Derhemi dhe disa aktorë të tjerë, ishin në zyrën e Presidentit, Ilir Meta për t’i shprehur shqetësimin sa i takon shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Takimi i 4 prillit u mbajt me kërkesë të aktorëve ndërsa krahas metës ata u takuan edhe me kreun e Kuvendit dhe kreun e opozitës.

Njoftimi i Presidencës për takimin e 4 prillit të Metës me aktorët

Presidenti Meta pret një përfaqësi artistësh të Teatrit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot, me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.

Ata e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

 

 

Të fundit