Flash News

KRYESORE

Sot i grabitën 2 mln euro, kompania e sigurimit ‘NAZERI 2000’ u vodh dhe në 2016-n brenda aeroportit

Sot i grabitën 2 mln euro, kompania e sigurimit ‘NAZERI 2000’ u

2 milionë euro raportohet se janë grabitur pak minuta më parë në Rinas. Automjeti i blinduar brenda së cilit ndodheshin paratë i përkisnin kompanisë së sigurimeve “NAZERI 2000 – SECURITY”.

Automjetet e kësaj kompanie kanë rënë pre e grabitjes me armë dhe më parë.

Më 30 qershor 2016 tre persona të armatosur kryen një super grabitje në brendësi të aeroportit të Rinasit rreth orës 14:45. Autorët vodhën 3 milionë euro brenda automjetit të kompanisë “NAZERI 2000 – SECURITY”.

Si ndodhi grabitja e 2016-s:

Një person me veshje fosforeshente, të ngjashme me ato të punonjësve të aeroportit, ka hapur portën e shërbimit në aeroportin e Rinasit, e cila përdoret vetëm për futjen e mjeteve që furnizojnë avionët me karburant.

Në derë nuk ndodhej asnjë roje, as civil dhe as i armatosur dhe për pak sekonda u shkatërrua dryni i portës. Prej andej hyri një automjet tip “Benz” i modelit 250, me ngjyrë vishnje, i cili eci përgjatë perimetrit të aeroportit, duke u ndalur në vendin ku automjeti i kompanisë “Nazeri 2000” po shkarkonte thasët me para.

Pasi rrëmbyen paratë, pa qëlluar në ajër, automjeti u largua drejt fundit të pistës, u rikthye te porta nga ku dhe doli. Ky automjet u gjet më pas nga policia 2 kilometra larg vendit të ngjarjes i djegur. Sipas policisë, automjeti rezultonte të ishte vjedhur në muajin mars në qytetin e Pogradeci.

https://politiko.al/rinas-historiku-i-grabitjeve-te-miliona-eurove-ne-zonen-qe-duhet-te-ishte-me-e-sigurta-ne-shqiperi/

Të fundit