Flash News

KRYESORE

“Sot ishte akti i fundit!”, Paloka reagon pas shkarkimit të Hajdarmataj: Po ndodh ajo që paralajmëroi PD

“Sot ishte akti i fundit!”, Paloka reagon pas shkarkimit të

Pas shkarkimit të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, nga Arta Marku ka ardhur edhe reagimi  deputeti demokrat Edi Paloka.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paloka është shprehur se kjo që po ndodh është ajo që ka paralajmëruar Partia Demokratike. Sipas tij Rama kapi Prokurorinë pikërisht për të shpëtuar kokën e Tahirit.

“Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij”, shkruan Paloka.

Reagimi i plotë:

Çështja “u zgjidh”, prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky është fundi…

Të fundit