Flash News

KRYESORE

Sot kaloi vettingu-n, tre vite më parë Dritan Hallunaj u paralajmërua nga Lu të ketë frikë nga Reforma në Drejtësi

Sot kaloi vettingu-n, tre vite më parë Dritan Hallunaj u

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, konfirmoi në detyrë gjyqtarin Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj. Në vendimin paraprak kryesuesja e trupit gjykues u shpreh se Hallunaj doli i pastër pas hetimit të thelluar të tre komponentëve të vetting-ut: pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale.

Emri i Hallunajt nuk është i padëgjuar më parë, pasi më 17 nëntor 2015, vendimi i tij për lirimin e Arben Frrokut [i dënuar me burgim të përjetshëm] u kritikua publikisht nga Ambasadori Amerikan, Donald Lu. Shefi i diplomacisë amerikane u shpreh se gjyqtarë të tillë duhet t’i frikësohen Reformës në Drejtësi.

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj, i cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon”, tha Lu 3 vjet me parë.

https://www.youtube.com/watch?v=7wQ-ld8mk3I

Të fundit