Flash News

KRYESORE

Sot kanë leje lëvizjeje vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç

Sot kanë leje lëvizjeje vetëm pensionistët dhe

Kjo e diele sërish u përket pensionistëve dhe prindërve me fëmijë nën 14 vjeç – të cilët mund të lëvizin sipas fashave të orareve të përcaktuara. Përveç kësaj kategorie, asnjë nuk mund të dalë dhe asnjë biznes nuk është i hapur.

Liridalja për moshën e tretë zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.

Duke filluar nga dita e nesërme, e hëne, fillojnë lehtësimet edhe për bizneset e tjera. Parukeritë, berberët, klinikat dentare, baret dhe lokalet, dhe dyqanet në qendrat tregtare do rifillojnë aktivitetin por me një protokoll shumë të qartë rregullash dhe distancomi social.

Të fundit