Flash News

KRYESORE

“Sot keni dalë kundër, pse qëndroni akoma në qeveri me PS?” gazetarja vë “me shpatulla pas murit” Luan Ramën dhe përsërit dy herë pyetjen

“Sot keni dalë kundër, pse qëndroni akoma në qeveri me

Nënkryetari i LSI, Luan Rama sulmoi në distancë përmes një deklarate për mediat kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Rama tha se marrëveshja PS-LSI nuk ishte një marrëveshje tepsi, pasi LSI nuk lejoi kapjen e sistemit nga kryeministri teksa shtoi se sistemi është i korruptuar. Gjatë deklaratës Rama u pyet nga gazetarët se përse LSI vijon të qëndrojë në qeveri me PS edhe pse sot kanë dalë hapur.

Sot që keni dalë kundër, pse qëndroni akoma në qeveri?

Fillimisht Rama i është shmangur pyetje duke detyruar gazetaren ta përsërisë edhe një herë dhe tha se qëndrojnë në qeverisje nga marrjveshja dhe nga votat e qytetarëve për t’i shkuar deri në fund përgjegjësisë.

Pjesë nga deklarata e Luan Ramës:

Ata që Rama thotë janë mashtrime. Marrëveshja PS-LSI nuk ishte një marrëveshje në tepsi. Ne nuk lejuan kapjeN e sistemit prej tij. Çfarë reforme i ka penguar LSI, Rilindjes që dërdëllit sot shesh më shesh. Në cilin sektor të hipotekave janë shushunjat? Të gjitha këto janë shërbime që drejtohen nga PS, pse i ka lejuar kreu i Rilindjes dhe u kujtua sot të flasë për shushunja. Natyrisht që ka edhe në sistemin e punonjësve që kanë shfaqur probleme, ka edhe nga ata policë që nuk meritojnë të punojnë aty pasi janë bashkëpërgjegjës për kultivimin e kanabisit dhe pr këta nuk mbanka pëtgjgjeqësi  i Rilindjes, aty ku nuk ka përfaqësues të LSI nuk paska shushunnja. Pse nuk i thoni shqiptarëve hapur se kush është përgjegjësia juaj. Sistemi ka probleme, është i korruptuar dhe i inkriminuar se në krye ka qenë kryetari i Rilindjes. Kjo është e vërteta, dhe nëse ka ndodnjë gjë, le të ulemi përballë dhe të flasim për përgjegjësitë, ne nuk i ikim përgjegjësisë. Por asnjë individ i LSI nuk e ka penguar Ramën të krijojë administratën për të krijuar shërbim të denjë.

Sot që keni dalë kundër, pse qëndroni akoma në qeveri?

Për kohezion më lejoni t’ju bëj të ditur që LSI në mënyrë konstante ka kritikuar qeverinë për përgjegjësinë që ajo ka. Vlerësojmë dhe çmojmë çdo operacion por nuk mund të fshihet kultivimi i lëndëve narkotike. Unë personalisht kam ngritur zërin dhe kam drejtuar gishtin nga institucionet.

10 ditë para datës 30 mars i kam thënë se do pres raportin vjetor dhe nuk e kanë bërë. Nga kjo pikëpamje nuk ndjej asnjë vrarje në ndërgjegje sepse kemi thënë hapur, ne kemi përgjegjësi, por nuk kemi qenë në drejtimin e qeverisë, prandaj kërkojmë të ndryshojë drejtimi. Unë si themelues i PS do festoj ditën e themelimit të PS dhe jo të Rilindjes.

Qëndrojmë në qeverisje nga marrjveshja dhe nga votat e qytetarëve për t'i shkuar deri në fund përgjegjësisë.

Rama gënjen, nuk është kushtëzuar në asnjë rast vota e LSI me ndarje drejtorishë, janë të gjitha gënjeshtra.

Ka 6 muaj që kryetari i Rilindjes kanë kërkuar koalicion para marrëveshjes së natës dhe nëse ishte çështje shushunjash, pse e kërkoi koalicionin dhe kur e mësoi këtë pas natës që kaloi me Lul Bashën? E gjitha ajo që ai bën është mashtrim.

 

Të fundit