Flash News

KRYESORE

"Sot më mungon si asnjëherë", Vesa Luma kujton të atin me këngën dedikuar atij

"Sot më mungon si asnjëherë", Vesa Luma kujton të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ashtu si çdo vit, ka kujtuar babanë e saj të ndjerë i cili u nda nga jeta pak vite më parë.

Para dy vitesh, ajo i dedikoi një këngë të atit, në ditën e tij të lindjes ku supozohej që ai të festonte 66-vjetorin.

Ndërkohë, ditën e sotme sërish pas dy vitesh, këngëtarja ka bërë një dedikim për të atin me të njëjtën këngë, ku është shprehur se vazhdon ta ndjejë mungesën e tij çdo ditë.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Çdo ditë më mungon më shumë...U prehsh në paqe engjëlli im! Lutem në Zot përpara se unë të flej, të të përshëndesë e të thotë se sot më mungon si asnjëherë”, ka shkruar Vesa në postimin e saj në Instagram.

Kujtojmë se kënga që Vesa i ka dedikuar të atit titullohet ‘Sa mall’ dhe këngëtarja ka treguar se nëpërmjet saj dëshiron të përçojë një mesazh tek të gjithë njerëzit që kanë humbur një person të dashur.

https://www.instagram.com/p/BoN7YCkjxU8/?taken-by=vesaluma

Të fundit