Flash News

KRYESORE

Sot në krye të Top Channel; Blushi për televizionet gjatë fushatës: Kioska dhe helm i paguar me taksa, do rrëzohen bashkë me klientët e tyre

Sot në krye të Top Channel; Blushi për televizionet gjatë

Vjollca Hoxha ka prezantuar sot Ben Blushin si drejtorin e ri të Përgjithshëm të Top Channel, duke konfirmuar lajmin e publikuar fillimisht nga Politiko.al dhe për të cilin është folur shumë gjatë javës së kaluar.

Vendosja e Blushit në krye të Top Channel është një vendim i mirëpritur për gazetarinë shqiptare, pasi mund të ndihmojë në vetërregullimin e medias shqiptare, të cilën ish-kreu i LIBRA-s e kritikonte ashpër gjatë fushatës elektorale.

Më 6 qershor, Blushi njoftoi se LIBRA ishte transmetuar në lajme nga televizionet shqiptare vetëm 27 minuta, një diferencë e jashtëzakonshme me tre partitë e mëdha. Blushi i konsideronte televizionet shqiptare si të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara.

“Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa”, paralajmëronte Blushi, duke marrë edhe aprovimin në atë kohë të Mimoza Hafizit.

Sot Blushi ka marrë në dorë pikërisht drejtimin e televizionit më të madh kombëtar, që muaj më parë nuk e përjashtonte nga grupi i kioskave dhe helmit të paguar me taksa.

Reagimi i Ben Blushit më 6 qershor 2017:

DICKA PËR TELEVIZIONET E SHQIPËRISË, HELMI I PAGUAR ME TAKSA

A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund I vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa.

Të fundit