Flash News

KRYESORE

Sot në Kuvend i dyshuar si bandit, çfarë i thoshte Tahiri Blushit dy vite më parë nga foltorja e Kuvendit

Sot në Kuvend i dyshuar si bandit, çfarë i thoshte Tahiri

Deputeti Saimir Tahiri është rikthyer në Kuvend pas gjashtë muajsh mungesë, që kur mazhoranca e kryeministrit Edi Rama vendosi ta shpëtojë nga drejtësia. Ndonëse në dy seanca radhazi nuk ka mundur të marrë fjalën, Tahiri në komunikimet me gazetarët është treguar shumë i ashpër duke përdorur edhe fjalor banal.

Sot opozita braktisi sallën e seancave plenare për shkak të pranisë së Tahirit, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me banditët e trafikut të kanabisit. Por dy vite më parë, ai që sot dyshohet dhe akuzohet nga opozita si bandit, kur ishte në postin e ministrit të Brendshëm kritikonte kolegun e tij Ben Blushi, për denoncimin e socialistëve si mbrojtës të banditëve. Tahiri refuzonte të pranonte në atë kohë pretendimin e Blushit se PS po mbronte kriminelët, ndërkohë që sipas përgjimeve të autoriteteve italiane, kjo ishte periudha kur ish-ministri u jepte garanci trafikantëve të drogës.

“E të thuash se nuk jam socialist se socialistët mbrojnë kriminelët, unë këtë nuk e pranoj, ndihem i fyer. E kjo nuk ka të bëjë as me detyrën, kjo nuk ka të bëjë as me punën që bëj sot, kjo nuk ka të bëjë me gjitçka që unë kam bërë deri më sot. Kjo ka të bëjë me besimin që kam unë me shumë kolegë të tjerë këtu, për atë që bëjmë duke pasur një ideal që shkon përtej mureve të Parlamentit. Kush i mbron banditët këtu? Unë, Dashi, Pandi, Fatmiri, Gramozi, Bashkimi, Erioni dhe shumë të tjerë që nuk po i përmend këtu. Kush i mbron banditët?”,- deklaronte Tahiri në Kuvend.

Të fundit