Flash News

KRYESORE

Sot në votime, jo zgjedhje/ Nisin protestat në Tiranë, qytetarët: Jemi kthyer në monizëm, a ka më keq?

Sot në votime, jo zgjedhje/ Nisin protestat në Tiranë,

Ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale, një pjesë tjetër janë angazhuar paralelisht, jo për të votuar,  por për të protestuar.

Ata deklarojnë se protestojnë pasi vendi po kthehet në monizëm, në kushtet kur voton vetëm një kamp politik pa kandidatë të opozitës.

Kështu, në Tiranë protesta sot ka patur që herët në mëngjes te qendra e votimit pranë shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’, te shkolla e mesme ‘Partizani’, po ashtu edhe mbështetës të opozitës me parulla në duar dhe vuvuzela kanë marshuar përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe qëndruan për disa minuta përballë Qendrës së Votimit te Liceu Artistik.

“Mbështesim opozitën dhe vendimin e presidentit se këto janë zgjedhje farse, janë pa alternativë. Janë dy kandidatë për Tiranën, por janë grupim i PS, nuk ka grupit të së djathtës. Jemi kthyer në monizëm, a ka më keq?”, tha për ‘news 24’ një qytetare.

Të fundit