Flash News

KRYESORE

Sot nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në 3 gusht hapet rruga që të votohet qeveria

Sot nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës,

Dje u mblodh Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës ku u vendos që për tri ditë të regjistrohen deputetët e rinj, e që më pas më 3 gusht edhe do të japin betimin në seancën konstituive. Regjistrimi fillon që nga sot dhe vazhdon deri të premten. Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.

Ndërkaq, pas konstituimit të Kuvendit më 3 gusht, hapet rrugë për votimin e Qeverisë.  Sipas Kushetutës, Ramush Haradinajt i takon të jetë mandatari i parë për krijimin e ekzekutivit, ndërkaq për herën e dytë është krijuar një konfuzion, pasi partitë tjera dhe disa analistë potencojnë që hera e dytë i takon Albin Kurtit, Kandidati i “Vetëvendosjes” për kryeministër, i cili gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se edhe ambasadorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në Kosovë ia kanë ofruar mbështetjen e tyre nëse i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë. Ndërkaq PAN dhe disa analistë të tjerë po e thonë të kundërtën.

 

Të fundit