Flash News

KRYESORE

Sot njihet me masën e sigurisë, Klevis Balliu shfaqet me dy gishtat lart në sallën e gjyqit

Sot njihet me masën e sigurisë, Klevis Balliu shfaqet me dy gishtat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu njihet sot me masën e sigurisë nga gjykata, pas arrestimit të tij dy ditë më parë, bashkë me tre persona të tjerë, për shkak të përplasjeve me FNSH-në në zonën e Astirit.

Ndërsa në këto momente në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për masat e sigurisë ndaj tyre, ish deputeti Balliu është shfaqur me dy gishtat lart në kafazin e qelqtë në pritje të vendimit.

Prokuroria ka kërkuar për Balliun masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për tre banorët e Astirit “arrest me burg”.

Balliu akuzohet për “Kundërshtim të forcave të rendit” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen shumë qytetarë, përfshirë edhe ish deputetë të PD në mbështetje të Balliut dhe 3 protestuesve.

Të fundit