Flash News

KRYESORE

Sot njoftoi se doli me covid-19, a ishte dje Ralf Gjoni në seancën parlamentare

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Ai tregon se gjendja e tij është drejt stabilizimit, por sqaroi se ditët e fundit ka qenë me temperaturë dhe gjendje gripale.

Ndërkohë, dje pati seancë plenare ku u votua raporti final i Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta dhe natyrshëm lind pyetja nëse deputeti Gjoni ishte i pranishëm në seancë?

Sipas të dhënave zyrtare, Gjoni rezulton se nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe emri i tij renditet krah shiritin që identifikon deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm gjatë votimit dhe pritshëm do të mungojë edhe në dy seancat e fundit parlamentare, nesër dhe pasnesër, për shkak të qëndrimit me detyrim në karantinë.

Të fundit