Flash News

KRYESORE

Sot nuk ka seancë plenare, qytetarët ndryshojnë destinacionin e protestës për Teatrin Kombëtar

Sot nuk ka seancë plenare, qytetarët ndryshojnë destinacionin e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe me qindra qytetarë u mblodhën javën e kaluar përpara Parlamentit për të protestuar kundër projektligjit që i hap rrugë shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar. Pavarësisht protestës, mazhoranca e majtë nuk u tërhoq dhe projektligji u kthye në ligj në orët e natës.

Gjithsesi, aktorët dhe aktivistët nuk janë tërhequr nga kauza e tyre, madje shprehen edhe më të vendosur për të vijuar betejën për mbrojtjen e godinës. Ata kanë lajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste këtë të enjte.

Sot në orën 18:30, qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë për t’i bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga ky plan. Sot nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe ndaj qytetarët do protestojnë poshtë dritares së Ramës.

Më pas, protestuesit do të drejtohen për te Presidenca, ku do i kërkojnë Ilir Metës që të mos e dekretojë ligjin anti-teatër.

Të fundit