Flash News

KRYESORE

‘Sot, parajsa e krimit’, Bardhi nga Fieri: Qytetarët ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që e kanë votuar historikisht

‘Sot, parajsa e krimit’, Bardhi nga Fieri: Qytetarët ndjehen

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka zhvilluar sot në disa takime në qarkun e Fierit me qytetarët dhe strukturat e partisë ku në fokus ka qenë ekonomia e rrethit.

Përmes një postimi në Facebook, bashkangjitur disa foto nga takimet, Bardhi thotë se  qarku është sot është parajsa e krimit, me qytetarë të frikësuar e biznese të mbyllura.

Për këtë ai bën përgjegjës Partinë Socialiste, teksa thekson se qytetarët nuk duhet të braktisin vendin por qeverinë e Edi Ramës dhe Partinë Socialiste, së cilës i kanë besuar votën.

Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit.

Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.

Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri”, shkruan Bardhi, ndër të tjera.

Të fundit