Flash News

KRYESORE

Sot paralajmëroi atentat, ‘dje’ armatosjen e popullit, cilat janë deklaratat e forta të Ilir Metës si ‘djalë oficeri’

Sot paralajmëroi atentat, ‘dje’ armatosjen e popullit, cilat

Presidenti Ilir Meta sot mbajti një konferencë prej mbi 60 minuta në ambientet e presidencës, si dhe një komunikim të hapur me mediat.

Herë, herë me tone të ashpra dhe paralajmëruese, Meta ofroi alternativën e tij për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin prej muajsh, si dhe dy ditë pas 30 qershorit, dita e zhdekretuar me firmën e tij për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Meta kërkoi që për zgjidhjen e krizës më 13 tetor të zhvillohen dy palë zgjedhjesh, ato ‘parlamentare’ dhe ‘presidenciale’.

Megjithatë, ndryshe nga retorikat e shkuara, ajo që ra më shumnë sy dhe tërhoqi jo pak vëmendjen e gazetarëve, ishte deklarata e fortë, teksa i drejtohej miliarderit George Soros, se ‘ai nuk është racë e Gruevskit, por e Avni Rustemit, atentatorit të Esat Toptanit’.

Kujtojmë se Avni Rustemi është shqiptari që i bëri atentat në mes të Parisit Esad pashë Toptanit, duke e konsideruar atë si tradhtar të Shqipërisë.

“Junta ushtarake”

Por, si një djalë oficeri, Meta nuk është hera e parë që tërheq vëmendjen dhe drejton guximshëm deklarata të forta mediatike duke patur në qendër 'forcën e armës'.

Jo më larg se disa muaj më parë, nga Pogradeci u shpreh se ishte i gatshëm të digjte mandatin e presidentit për të mos lejuar që të instalohej një juntë ushtarake, madje e krahasoi veten me Salvador Alenden, presidentin Kilian që u vetëvra pas grushtit të shtetit më 11 shtator 1973.

“Populli të armatoset”

Në 17 qershor 2017, atmosferë zgjedhjesh parlamentare, në atë kohë Ilir Meta drejtonte ende Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas incidentit të Lezhës, kur kryeplaku i fshatit Rabosht, Gjovalin Gjini, përfaqësues i LSI ishte dhunuar një natë më parë, Meta ashpërsoi tonet duke bërë thirrje për armatosjen e popullit.

“Nëse policia nuk kap ata zagarë, populli do të armatoset”, u shpreh Meta dy vjet më parë.

“Në mos kini armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”

Vetëm pak ditë më vonë, në emisionin “Opinion” Meta mban të njëjtën linjë qëndrimi . Duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari në telefon se ku do t’i gjente armët për të armatosur popullin pasi në Shqipëri nuk ka dyqane armësh, përgjigja e Metës ka qenë e menjëhershme.

“Dihet ajo shprehja, në mos kini armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”, – tha Meta duke iu referuar këngës labe./politiko.al/

Të fundit