Flash News

KRYESORE

“Sot po të bëjmë zgjedhje, fitojmë”, ish-kreu i KQZ-Ramës: Mos u dorëhiq, por lejo zgjedhjet

“Sot po të bëjmë zgjedhje, fitojmë”, ish-kreu i

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në News 24, ka deklaruar se qeveria duhet të lejojë zgjedhjet, por Edi Rama të mos japë dorëheqjen.

“Mazhoranca të pranojë të bëjë zgjedhje, të cilat po prap, referuar çfarë ka ndodhur deri më sot hyn duke bërë një hap para sepse nuk kemi asnjë ndryshim në kuadrin ligjor. Ka patur hapësira të madha për tu keqpërdorur nga mazhoranca ligji.

Kryeministri të mos japë dorëheqjen por të lejojë që të bëhen zgjedhjet e parakohshme për sa kohë që ai (Rama) deklaron “sot bëjmë zgjedhje ne fitojmë””, u shpreh Kume.

Më tej ai shtoi se ky ngërç politik mund të ketë pasoja të mëdha sociale ndaj duhet të zgjidhet sa më shpejtë.

Të fundit