Flash News

KRYESORE

Sot protesta kombëtare e opozitës, Basha thirrje qytetarëve nëpërmjet videos: Asnjë hap pas!

Sot protesta kombëtare e opozitës, Basha thirrje qytetarëve

Tashmë janë bërë më shumë se tre muaj që nga vendimi i opozitës për djegien e mandateve. Protesta kombëtare me pjesëmarrje masive të qytetarëve nisi me 16 shkurt, ndërsa të tjera protesta janë organizuar në vijim.

Sot në orën 19:00 do jetë protesta e radhës, që sipas opozitës, pritet të jetë më e madhja e realizuar ndonjëherë. Kryedemokrati Lulzim Basha, shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Teksa ka publikuar një video, e cila në mënyrë të përmbledhur paraqet momente nga protestat e mëparshme, Basha bën thirrje që të bëhen të gjithë bashkë nesër në Tiranë.

Të fundit