Flash News

KRYESORE

Sot protestë te Kuvendi, policia rrethon godinën brenda së cilës ndodhen kryeministri dhe deputetët

Studentë dhe gjimnazistë janë nisur drejt Kuvendit për të protestuar për degradimin e arsimit në Shqipëri. Në ditën e dhjetë të protestës, të rinjtë kanë vendosur të zhvendosen në institucionin ku merren vendimet për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për të rrethuar godinën e Kuvendit. Gazetarët e Politiko.al raportojnë për një numër të konsiderueshëm të efektivëve që ndodhen në terren.

Përgjatë këtyre ditëve, studentët dhe gjimnazistët kanë realizuar një protestë paqësore dhe larg incidenteve.

Protesta që ‘nuk u pa’ dje në Tiranë, 70% e nxënësve të ‘Sami Frashërit’ braktisën mësimin

[video width="576" height="320" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/12/video-1544691091.mp4"][/video]

 

Të fundit