Flash News

KRYESORE

Sot prova në OKB, paralajmërimi i prerë nga PD për Ditmir Bushatin: Mos e kalo “vijën e kuqe” të Trump; ja si duhet të votojë Tirana për Jerusalemin

Sot prova në OKB, paralajmërimi i prerë nga PD për Ditmir

Partia Demokratike kërkon votën kundër të Tiranës ndaj rezolutës që do të paraqitet sot në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, në të cilën dënohet vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu thekson se Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme dhe të mos e kalojë “vijën e kuqe” të presidentit Trump dhe të shprehet kundër rezolutës që do të paraqitet nga Egjipti.

“Deklaratat e djeshme të Presidentit Trump dhe të ambasadores amerikane në Këshillin e Sigurimit për këtë çështje janë shumë të qarta, duke vendosur “vijën e kuqe”, që nuk duhet kaluar, duke na lënë neve vetëm një opsion, “Votën Kundër”, shprehet Shehu.

Shehu thekson se qeveria shqiptare nuk duhet të përsërisë gabimet e të shkuarës duke u pozicionuar kundër Uashingtonit.

Gjithsesi, pavarësisht kërkesës së PD-së, Tirana po ecën më shumë drejt një vote abstenuese për aryse se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi pak ditë më parë se qëndrimi i vendit tonë për këtë çështje është në një linjë me BE-në. Bruskeli e ka kundërshtuar vendimin e Trump, por ka qenë shumë herë më i përmbajtur në reagime krahasuar me deklaratat që janë bërë nga Turqia dhe vendet arabe.

Pjesëmarrja në Konferencën Islamike pa impakt në Tel Aviv; Izraeli kërkon përfshirjen në projektet e ushtrisë shqiptare

Ambasadorja e SHBA në OKB pranon lidhjen e fortë familjare me Shqipërinë

Reagimi i Tritan Shehut:

Kujdes! Shqipëria nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe” të presidentit Trump sot në OKB!

Megjithë kërkesen unanime të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit prej disa javësh, ministri Bushati vazhdon të mos konsultohet me atë për qëndrime thelbësore të diplomacisë sonë, përfshi edhe votimin e sotëm në OKB.

Rreth dy javë më parë, Shqipëria në Konferencën Islamike miratoi një rezolutë ekstremisht anti amerikane, jashtë kornizave edhe të qëndrimit të Brukselit kjo, në lidhje me vendimin e Presidentit Trump për Jeruzalemin.

Po aty, ambasadori i ynë në Ankara mbajti një fjalim “programatik” e megalloman në po atë linjë, shumë jashtë dimensioneve e rolit që Shqipëria mund të luajë në Lindjen e Mesme.

SOT NE OKB PËR VENDIN TONË VOTIMI NDAJ REZOLUTËS EGJIPTIANE, ËSHTË NJË MOMENT I RËNDËSISHËM PROVE E LUAJALITETI NDAJ SHBA-së.

Deklaratat e djeshme të Presidentit Trump dhe të ambasadores amerikane në Këshillin e Sigurimit për këtë çështje janë shumë të qarta, duke vendosur “vijën e kuqe”, që nuk duhet kaluar, duke na lënë neve vetëm një obsion, “Voten Kundër”.

RAMA NË KËTË RAST NUK DUHET TË PËRSËRISË GABIMET E KALUARA, DUKE U NDARË NGA QËNDRIMI AMERIKAN, VEÇANËRISHT KJO PËR NJË RAJON KU ASGJË NUK MUND TË ZGJIDHET PA ROLIN E SHBA.

Le të jemi racionalë e pa kërkuar protagonizma absurde, Shqipëria mund të luajë role të rendësishme në rajonin tonë, ku fatkeqësisht kemi demtuar rënde pozicionin tonë stabilizues vitet e fundit, por jo në Lindjen e Mesme ku ne duhet të ndjekim qëndrimin e SHBA.

Këto principe duhet të na drejtojnë sot në OKB gjatë votimit të asaj rezolute, që është larg hapësirës së interesave dhe rolit tonë.

Meqë z. Ministër evitoi përsëri të këshillohet me Komisinin e Jashtëm, gjë kjo e detyrueshme në çdo vend normal, duke marrë kështu ai të gjitha përgjegjësitë, po ja transmetoj publikisht këto mendime. 

Të fundit