Flash News

KRYESORE

Sot seanca e jashtëzakonshme, votohet emërimi i ministrave teknikë dhe kreut të KQZ

Sot seanca e jashtëzakonshme, votohet emërimi i ministrave

Parlamenti do të majë sot sencën e jashtëzakonshme në orën 18:00 dhe në rendin e ditës do të votohet për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit, 6 ministrave si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të KQZ­-së.

Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Ndërkohë parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore. 

Ndyshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut. 

Ndërkohë emrat e ministrave të rinj dhe zëvendëskryeminisrit propozuar në Partia Demokratike janë:  

Zv/kryeministre Ledina Mandia

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helga Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabina

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Po ashtu bëhet me dije se Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Propozimet e Partisë demokratike kanë marrë dakordësinë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit