Flash News

KRYESORE

Sot seanca te Krimet e Rënda, Saimir Tahiri kërkon lirinë

Sot seanca te Krimet e Rënda, Saimir Tahiri kërkon lirinë

Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të shfaqet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Përmes një kërkese, pak ditë më parë  ish-ministri kërkon të heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë Gjykata nga Krimeve të Renda. Sot kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në Apel.

Ndërkohë, ditën e djeshme, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje. “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Për akuzën e korrupsionit nga 4 deri në 12 vite burg.

 

Të fundit