Flash News

KRYESORE

Sot seancë parlamentare, në fokus ministri i ri i Jashtëm dhe beteja e shpallur e opozitës

Sot seancë parlamentare, në fokus ministri i ri i Jashtëm dhe

Parlamenti do të rinisë sot punimet për sesionin e katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Opozita pritet të marrë pjesë në seancë, për të nisur atë që Lulzim Basha e ka quajtur më herët një betejë të fortë kundër qeverisë Rama, megjithatë vendimi final do të merret në grupin e PD.

Veç caktimit të kalendarit të punimeve dhe njohjes me projektligjet e depozituara, pritet të votohet edhe dekreti i presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Ramës në krye të diplomacisë.

Pak ditë më parë votimi i dekreteve të ministrave të rinj shkaktoi tension në kuvend, pasi PD kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua nga kryetari Gramoz Ruci. Për pasojë opozita paralajmëroi nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Seanca do të mbahet në orën 17.00.

Të fundit