Flash News

KRYESORE

“Sot, s'kam më as lot”, Spiropali mesazh për gardistin që humbi jetën nga covid-19: Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagon pas lajmit të vdekjes së gardistit dhe shoferit të saj, Gani Potka.

58-vjeçari humbi jetën nga covid-19 në Sanatorium dy ditë pasi ishte shtruar dhe intubuar. Sipas ministres, në një mesazh në rrjetet sociale, ndarja e tij e parakohshme nga jeta i ka shkaktuar tronditje dhe trishtim për gjithë familjen e saj.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.

12 orë në ditë, për 1 vit e gjysmë, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s'kishe pirë kurrë një aspirinë.

Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s'kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan Spiropali.

Të fundit