Flash News

KRYESORE

Sot u ulën 10 avionë në Shqipëri/ Vasili: Kush e monitoron karantinimin e pasagjerëve të tyre?!

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe një foto të publikuar, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka denoncuar një fakt sipas tij tronditës.

Ai shkruan se në vendin tonë hyjnë 10 avionë në ditë dhe ngre pyetjen se kush e monitoron karantinimin e pasagjerëve të këtyre avionëve.

“10 avionë që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës hynë vetem sot në Shqipëri nga Rinasi. Të gjitha vijnë nga shtete që jane të prekur fort nga pandemia e coronavirusit.

Ndërkohë që mbyllen kufijtë me shtete të ndryshme, këta avionë vijnë akoma nga shtete tepër të prekura.

Si monitorohet karantinimi i detyruar i këtyre pasagjerëve me risk tepër të lartë infektimi? Po të huajt që vijnë me keto avione kush i kontrollon se ku janë karantinuar dhe a e zbatojnë korrekt karantinën?

Rinasi paraqet një porte hyrjeje me potencial tepër të lartë,monitorimi dhe evidentimi në vazhdimësi është detyrim shumë i fortë që duhet përmbushur pa asnjë devijim e nënvlerësim. Shikojini vetë në foto avionetë që hyjnë përditë”, shkruan Vasili, teksa poston foton e mëposhtme:

 

 

Të fundit