Flash News

KRYESORE

Sot vendimi për 23 kuksianët e arrestuar, opozita e pranishme në senacën gjyqësore. Ç’pritet të ndodhë

Sot Gjykata e Apelit të Shkodrës do të shqyrtojë ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Avokatët e 11 qytetarëve të arrestuar kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.

Kujtojmë që pas protestës për taksën e Rrugës së Kombit më 31 mars, Policia e Shtetit arrestoi 23 qytetarë kuksianë, ndërkohë që 12 prej tyre u lanë të lirë, ndërsa 11 në qeli, pasi ata u përfshinë në një tubimin kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Ndërkohë, opozita lajmëroi ditën e djeshme se do të jetë e pranishme sot në seancën gjyqësore, e cila do të zhvillohet në orën 11:00.

Gjithashtu deputeti i PD-së, Bardh Spahia u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës që t’i bashkohen nismës së opozitës, për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve.

Në seancën e kaluar në Gjykatën e Tiranës, pati konfrontime mes forcave të policisë dhe deputetëve të opozitës pasi fillimisht nuk u lejuan të hynin në seancën gjyqësore.

Nga konfrontimi mbeti i lënduar nënkryetari i PD dhe njëkohësisht kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho.

Të fundit