Flash News

KRYESORE

Sot vendoset ‘fati’ për Edmond Begon, biznesmenin e shumëkërkuar që trazoi politikën shqiptare

Sot vendoset ‘fati’ për Edmond Begon, biznesmenin e

Dy ditë pas arrestimit në Igumenicë i Edmond Begos, biznesmeni i shumëkërkuar, i cili njihet si mik i Aldo Bares, del sot para gjykatës në Greqi dhe pritet të jepet ndaj tij masa e sigurisë.

48 vjeçari po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenices do të kalonte për në Shqipëri.

Autori kishte ndërruar emrin nga Edmond në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar kufirin.

Edmond Bego kërkohej nga autoritetet italiane për trafikim droge, ndërkohë që arrestimi i tij solli edhe një përplasjes të re mes politikanëve shqiptare.

Ishte PD ajo e cila akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla se ka lidhje me biznesmenin, i cili ka ndryshuar emrin nga Edmond në Mond Bego.

Balla ka reaguar ndaj akuzave duke i mohuar menjëherë dhe duke ia lënë njerëzve ta gjykojnë.

Të fundit