Flash News

KRYESORE

“Sot vendosim ne”, gjetja e studentëve me banderolën gjigante në ballë të Politeknikut

“Sot vendosim ne”, gjetja e studentëve me banderolën

Protesta e studentëve sot rinisi pas ndërprerjes për shkak të festave të fundvitit me të tjera gjetje, për të përcjellë mesazhet e tyre dhe plotësimin e 9 kërkesave.

Një grup të rinjsh kanë vënë në ballë të Politeknikut një banderolë disa metra të gjatë në të cilat shkruhet:

“Rroftë rinia e lirë, ‘Fundi i Katovicës’ (mbledhja e njohur në vitin 1987), ‘Sot vendosim ne’.

Sa i takon pjesës së Katovicës, një qytet në Poloni, sipas teorive konspirative, në fund të viteve ’80, është mbajtur një mbledhje e fshehte e shefave të partive komuniste të Europës Lindore. Qëllimi, sipas mbështetësve të kësaj hipoteze, ka qenë përgatitja e një platforme okulte që transferimi i pushtetit të mos ndodhte realisht, por vetëm ‘për sy e faqe’. Për këtë duhej inxhinjeruar një klasë e re politike me personazhe ‘të zgjedhura me dorë’ po nga kasta e vjetër.

Sipas studentëve, kjo banderolë është krijuar me shpenzimet e tyre, si një mesazh për qeverinë ‘Rama’.

Pasi vendosën këtë banderolë, studentët janë bashkuar me protestën që po zhvillohet aktualisht të kryeministria.

Të fundit