Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sot zgjedhjet në Akademinë e Shkencave me një kandidat, Fuga: Refuzoj ta pranoj puçin institucional e krimin elektoral
Sot janë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, por në garë për kreun e këtij institucioni është vetëm politikani Skënder Gjinushi.
Janë 44 akademikë që do të votojnë për 4 vende vakante në këtë institucion.
Secili vend vakant ka nga një kandidat:
1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave
2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë
3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar
4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës.
Akademiku Artan Fuga e konsideron këtë ditë si “të premten e zezë për arsimin dhe shkencën në Shqipëri”.
“Une refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej”, shkruan ndër të tjera Fuga në një deklaratë për mediat.
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
E premte e zezë për arsimin dhe shkencën në Shqipëri dhe e krimit elektoral në Akademinë e Shkencave!
--------------------------------------------------------
Deklaratë për mediat
--------------------------------------------------------
Une refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej!
Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!
Sikurse e kam paraqitur tashmë para opinionit publik dhe autoriteteve të heshtura të shtetit, këtë qendrim e kam mbështetur në dhjetra prova e fakte. Por përsëris se farsa vjen kryesisht nga :
- Kandidati për kryetar i akademisë së shkencave është një politikan karriere prej mëse tre dekadash dhe statusi i tij si kryetar partie politike e ndalonte ligjërisht të ishte anëtar i akademisë jo më të kandidonte për kryetar të saj!
- Në votim janë thirrur në kundërshtim me ligjën në fuqi edhe individë 80 dhe madje 90 vjeçarë pa të drejtë vote dhe që e kanë mbaruar mandatin e të qenurit antar të rregullt të Akademisë së Shkencave! Kjo masakër në votim ka për qëllim të realizojë masën elektorale për të kryer farsën zgjedhore në Akademi. Skandali i akademikëve që prej 30 vjetësh janë shkëputur nga cdo kërkim shkencor bashkohet kështu me mbytjen e zëri të cdo kandidature rivale në zgjedhje. Kjo lidhet edhe me inkrimimin e akademikëve të ndryshëm nëpërmjet shkeljeve ligjore dhe administrative që janë ulur këmbëkryq në atë institucion!
- Kjo farsë elektorale vjen krejt në kundërshtim me vendimet e Asamblesë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë marrë thuajse dy vjet më parë duke uzurpuar pushtetin në këtë Akademi pa pritur as kuadrin e ri ligjor reformues as përpilimin e akteve statutore dhe as pranimet e reja. Dëshira për pushtet e grupit uzurpator në Akademinë e Shkencave për të fshehur zullumet atje, rezulton më e fortë sesa respektimi i vendimeve zyrtare për reformim.
- Kjo farsë elektorale u bë e mundur edhe në sajë të praktikave të antikushtetuese të ndjekura në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informacionit, me bllokimin e procedurave atje nga ana e ekzekutivit që i dha mundësinë grupit drejtues në Akademinë e Shkencave të veprojë jashtë cdo kuadri ligjor të reformuar.
- Farsa elektorale që realizohet sot në Akademinë e Shkencave është një dështim i madh në politikat qeveritare dhe në angazhimet personale të kryeministrit Edi Rama për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave duke ja shitur atë kryetarit të njerës nga partitë që rezulton në koalicion partiak politik qeveritar. Shkenca u shit për qëllime pragmatiste elektorale politike. Kjo është një përgjegjësi e madhe e pa precedentë në të gjithë historinë e akademive të shkencave në të gjithë botën! E gjitha kjo u krye me veprimin aktiv dhe mosveprimin e paligjshëm të Ministres të arsimit Besa Shahini, e cila e ka shprehur tashmë hapur synimin e saj kobëzi për shkrirjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë !
- Unë ende shpresoj se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta që e ka në kompetencë ekskluzive ligjore miratimin ose jo të kryetarit të akademisë të shkencave nuk do ta miratojë këtë farsë elektorale dhe as rezultatin e saj. Po ashtu shpresoj ende se do të ketë forca që për përgatitjen e kuadrit të ri ligjor reformator do të përpunojnë ato norma ligjore që do ta bëjnë të pavlefshme farsën elektrale të 24 majit 2019! Po ashtu sapo Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese, unë do të bëj çmos të motivoj ata që e kanë këtë të drejtë për ta ngritur para saj çështjen e kësaj farse të padëgjuar elektorale.
- Nëse edhe këto mekanizma nuk funksionojnë, atëhere unë paralajmëroj të gjithë opinionin publik dhe sidomos komunitetin intelektual dhe universitar të vendit se kombi ndodhet përpara rreziqeve për t'i dëmtuar edhe dijen edhe ndërgjegjen e tij! Në këtë rast, unë do të marr të gjitha veprimet e deklaruara për t'u distancuar nga një Akademi Shkencash që do të ishte preja e një puçi institcucional dhe e inkriminuar institucionalisht!
- Unë mbetem i bindur se komuniteti shkencor dhe universitar i vendit nuk pajtohet me një akademi shkencash të plakur, parazitare, të mbyllur në vetvete, me privilegje të pamerituara, pa produkt shkencor, jashtë çdo funksioni, që uzurpon rolin e institucioneve të tjera shkencore, dhe që është bërë vendi i trafiqeve të influencave, e vendosur nën thundrrën e politikës si kjo e sotmja!
Unë mbetem shumë optimist sepse e keqja e arriti kulmin e vet, tani ajo nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të njohi humnerën e saj!
Për këtë unë nuk do të rresht veprimet e mia duke qenë kurdoherë i motivuar për të kryer të gjitha detyrat në kërkimin shkencor me statuset dhe funksionet që as nuk m'i ka falur njeri as lejoj t'i preki njeri!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38