Flash News

KRYESORE

Sozia e Dua Lipës gjendet në Tiranë. Nuk do ta besoni sa shumë ngjajnë!

Këngëtarja Dua Lipa është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura për publikun në mbarë botën.

Përveç muzikës ajo shquhet edhe për pamjen dhe stilin e saj unik duke u shndërruar në idhullin e shumë adoleshentëve që e pëlqejnë muzikën e saj, dhe do donin të ishin si ajo.

Njwra prej duket se e ka këtë fat, të paktën për nga pamja e jashtme.

Është kjo Hilda Kërtalli, një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Me tipare të theksuara si: buzë, flokë dhe vetulla, Hilda duket sikur të ishte motra binjake e Duas.

Kjo ngjashmëri sidomos përkon me kohën kur Dua mbante flokë më të gjata, stil të cilit i dha fund në fillim të këtij viti, duke i ndryshuar flokët e saj në të shkurtra.

Në imazhet e publikuara në rrjetin social ‘Instagram’, vajza nga Tirana ngacmohet nga komentuesit me pyetjen “A je ti Dua?”.

Ndërkohë, në shumë prej komenteve është etiketuar edhe vet Dua Lipa, me shpresën për ta parë vajzën që i ngjason aq shumë.

Të fundit