Flash News

KRYESORE

Spahia i përgjigjet Ramës e Manastirliut: Çuditeni nga e vërteta, kriminale mungesa e masave

Spahia i përgjigjet Ramës e Manastirliut: Çuditeni nga e

Pas deklaratës që bëri ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me “propaganda e Lulzim Bashës është rrëzuar tre herë, maskat, spitali i Durrësit dhe masat mbrojtëse”, reagoi ish-deputeti demokrat Bardh Spahia. Spahia shkruan se të bësh “gabime nga padija është njerëzore”, por sipas tij, “të sulmosh opozitën pse po denoncon papërgatitjen e shtetit, që të nxiësë të bësh detyrën, nuk është punë Ogerta”, - thotë Spahia.

“Të bësh gabime nga padija është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtën rrugë pa krye, edhe kur të provohet me fakte është kriminale Ogerta Manastirliu! Të sulmosh opozitën, pse po denoncon papërgatitjen e shtetit, që të të nxisë të bësh detyrën, nuk është punë Ogerta, të paktën jo për qytetarët! Eshtë punë partie, po, por vërtetë mendon se partia ia vlen mbi shëndetin e qytetarëve?”, - shkruan Spahia.

Ai i përgjigjet edhe për reagimin që kryeministri dhe ministrja  bëri në lidhje me denoncimin e një mjeku, që pretendon se është future në karantinë sepse nuk kishte patur maskë mbrojtëse gjatë kohës që kishte vizituar disa të infektuar me koronavirus. Spahia shprehet se “e vërteta të çudit shumë”.

“Qenke çuditur se çfarë e ka shtyrë një mjek i cili është vetëkarantinuar, për shkak se ka qenë i ekspozuar pa veshje mbrojtëse??? E vërteta të çudit kaq shumë? Provoje ta thuash edhe ti ndonjëherë, e do ndihesh më mirë e nuk do çuditesh pa lidhje! Edhe njëherë nëse ende nuk e ke kuptuar: Koronavirusi prek këdo, pa dallim dhe çdo masë e munguar na rrezikon të gjithëve e padyshim që kjo është kriminale”, shkruan Spahia.

Të fundit