Flash News

KRYESORE

Spahia: Investigimi i Birn tregoi falsitetin e Ramës dhe degradimin e mjekësisë

Spahia: Investigimi i Birn tregoi falsitetin e Ramës dhe degradimin e

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia përgëzoi gazetarët e Birn-it për çmimin e marrë nga BE-ja për Gazetarinë Investiguese.  Ai shtoi se artikulli demaskon më së miri lajme false të kryeministri Edi Rama dhe të Ministres Ogerta Manastirliu për sukseset e rreme.

“Urime te perzemerta ekipit te Birn per fitimin e cmimit te pare nga zyrat e BE tirane per investigimin e mungeses se inkubatoreve ne maternitetin "Koco Gliozheni" ne Tirane me pasoje tragjike humbjen e jetes se disa foshnjeve. Pune e shkelqyer investigative e bere pergjate nje viti pas denoncimit te PD per ate situate. Nje investigim profesional qe mori vleresimin e merituar nga BE! Komplimente gazetareve serioze per punen profesionale. Nderkohe asnje reagim nga ana e strukturave te shtetit e aq me pak nga ana e ministrise apo qeverise. Pa pike zori, ministrja Manastirliu dhe kryeministri Rama vazhdojne te prodhojne e shperndajne cdo dite ne media video "suksesesh" te shendetesise, nderkohe qe jo thjesht EUROSTAT, por çdo shqiptar e punonjës i shëndetesise e sheh perdite degradimin e nje sektori kaq jetik!”, shkroi Spahia në profilin e tij në Facebook.

Të fundit