Flash News

KRYESORE

Spahia: Padi ndaj policisë, nuk do lejoj një shtet diktatorial në Shqipëri

Spahia: Padi ndaj policisë, nuk do lejoj një shtet diktatorial në

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur për arrestimin e tij nga policia, qëndrimin në burg dhe vendimin për të denoncuar veprimin arbitrar nga ana e uniformave blu kundrejt tij. Ai foli për përplasjet në Shkodër dhe për rolin tij dhe të PD-së dhe për faktin se u shpall në kërkim.

“PD ishte në mbështetje të qytetarëve shkodranë,. ne u përpoqëm që të qetësonim situatën. Nuk e dija që isha në kërkim, gazetarët më pyesnin nëse isha, apo jo. Shkova dy herë te selia e PD-së e nuk më ndaloi njeri. Gjatë qëndrimit në burg lexova, në mënyrë që të hiqja vëmendjen nga kjo situatë absurde. Pata mbështetje nga kolegët e mi, nga personalitete të ndryshme, nga PD-ja dhe nga qytetarë të thjeshtë.”, tha Spahia i ftuar në emisionin “Kjo javë” të News 24.

Ai ka vendosur që të ngrejë padi penale ndaj policisë për veprime arbitrare.

“Do t’i shkoj kësaj çështjeje deri në fund, pastaj do të jenë organet kompetente që do të vendosin. Këtë nuk e bëj për vete, por më shumë për qindra aktivistë të Partisë Demokratike që janë ndaluar dhe janë dënuar në mënyrë të padrejtë nga strukturat e rendit, por të influencuara apo të përdorura politikisht nga kundërshtarët tanë. Është e tmerrshme të shikosh qytetarët e thjeshtë të vendit që janë ndaluar, burgosur apo dënuar me të padrejtë, sikur ne të jemi pjesë e një vendi diktatorial.”, vazhdoi ai

I pyetur nëse do të kërkojë dëmshpërblim financiar, Spahia u përgjigj:

“Nuk e di se si janë rregullat, por nëse do të jetë dëmshpërblim financiar do ta adresoj drejt bamirësisë. Unë këtë çështje nuk e inicioj për arsye personale, por vetëm të pengoj rikthimin e modeleve diktatoriale. Ndalimi im u bë me iniciativë nga strukturat e policisë, e si veprim bëhet për kriminelë të rrezikshëm. ata që duan të ikin apo prishin provat. Ndaj mendoj se ka qenë me tendencë. “

Ish deputeti i PD-së komentoi edhe nisëm e deputetes Rudina Hajdari, që do të japë rrogën për të ripaguar shkollën e djegur.

“Nuk mendoj se ka pasur nevojë për të bërë një dhuratë të tillë. Nuk ka pasur dëmtime të shkollë. Ato dëme i ka marrë përsipër bashkia, janë zgjidhur shumë shpejt. Unë mendoj se kushdo shqiptar i ndershëm ka një detyrë shumë më madhore se sa mbulimi i shpenzimeve, ka detyrën e ngritjes së zërit fuqishëm për rrezikun që i kanoset demokracisë shqiptare, zgjedhje të lira e të ndershme.”, u shpreh Spahia.

Ish-deputeti i ktheu përgjigje edhe ish kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se pas incidentit në shkollë se një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përball madje-madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë.

Të fundit