Flash News

KRYESORE

Spahia sulmon ministren Manastirliu: Po bën propagandë shterpë, është kriminale

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i ka kujtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se propaganda shterpë në shëndetësi është kriminale.

Ai shton se ministrja po shfaq papërgjegjshmëri me jetët e qytetarëve sepse në QSUT mungon edhe preparati Magnivist, i nevojshëm për rezonancën magnetike.

Në një status në Facebook, ish deputeti shkruan se është e pacipë të shitet fasada si punë.

Statusi

PAPERGJEGJSHMERI ME JETET E QYTETAREVE

Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese "arritjet" sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie. Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet. Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare. E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish! #PapergjegjshmeriKriminale

Të fundit