Flash News

KRYESORE

Spahija: Njësitë administrative të Shkodrës mbi 48 orë pa energji, malësitë të izoluara nga dëbora

Spahija: Njësitë administrative të Shkodrës mbi 48 orë

Deputeti Bardh Spahia ishte në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet, ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

“Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së reshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e furnizimit me energjisë dhe ujë të pijshëm vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe posaçërisht zonat turistike malore që Rama i trumbeton në daljet e tij publike, këto ditë gjenden në mëshirën e natyrës. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore, atë të jetës së njerëzve”, shprehet z Spahia.

Ndërkaq, deputeti Spahia ka publikuar videon e një banori nga Thethi ku terreni është izoluar nga dëbora. Ai shprehet se qeveria duhet të kthejë sa më parë sytë nga këto zona ku komunikimi me pjesët e tjera është paralizuar. Banori thotë se emergjencat civile duhet të ndërhynë së paku të zhbllokojnë rrugët në mënyrë që të sigurohet transporti I mallrave dhe njerëzve në rast sëmundjeje​.

Të fundit