Flash News

KRYESORE

Spahiu i LSI: Propozimi i opozitës për kontrollin e kontratave koncesionare, lajm i mirë për investitorët

Spahiu i LSI: Propozimi i opozitës për kontrollin e kontratave

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu kujton se prej tre vitesh qëndron në sirtare propozimi i partisë së tij për më shumë filtra në dhënien e koncesioneve dhe PPP-ve që zgjasin më shumë se katër vite. Ndaj, propozimn e fundit të opozitës për kontrollin e të gjithë kontratave që janë dhënë, Spahiu e konsideron lajm të mirë për ata investitorë që duan të investojnë në Shqipëri.

Reagimi i Përparim Spahiut:

Prej tre vitesh qëndron në sirtare propozimi i LSI-s për më shumë filtra në dhënien e konçensioneve dhe kontratave të Partneritetit Publik Privat.

Kërkohej më shumë transaparencë nëpërmejt diskutimit në parlamemt të kontratave që zgjasnin më shumë se katër vite.

Kërkohej një analizë më e thelluar e risqeve që do të kishin financat publike.

Kërkohej ringjallja e mekanizmit të konkurushmërisë, si element bazë për afrimin e investitorëve të huaj.

Propozimi i opozitës, për kontrollin e gjith ç'ka ndodhur me këto kontrata, është një lajm i mirë për të gjithë ata investirorë që duan të investojnë në Shqipëri, dhe është krejt e kundërta e asaj që shprehet zv Kryeministrja.

Jemi të gjithë dëshmitarë të largimit të investitorëve seriozë prej pesë vitesh, por jo vetëm të tyre, por dhe vetë shqiptarëve, si azilkërkuesit me numurin më të madh, kur ja kalojmë dhe vendeve që janë në luftë si Siria.

Të fundit