Flash News

KRYESORE

Spaho: Edhe nëse arrihet marrëveshja, zgjedhje më 30 qershor nuk ka

Spaho: Edhe nëse arrihet marrëveshja, zgjedhje më 30 qershor nuk

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho mohon çdo diskutim midis kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike. Në studion e ‘Ditarit’, në A2CNN, Spaho i konsideroi spekulime pretendimet se është arritur një marrëveshje mes palëve.

“Këto janë spekulime, qëndrimi i Partisë Demokratike është fare i qartë: me Edi Ramën Kryeministër, apo drejtues të një qeverie tranzitore, nuk do të ketë negociata. E para gjë që duhet të bëjë Edi Rama është të japë dorëheqjen, të tërhiqet nga Qeveria. Më pas partitë politike bien dakord për qeverinë tranzitore, ose të përkohshme dhe caktojnë detyrat dhe afatet”, tha Spaho.

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kontakte me Edi Ramën, sa kohë që ai nuk do të japë dorëheqjen nga Kryeministër. Thelbi është që së pari të dënohen të gjithë ata që kanë vënë duart në zgjedhje. Ka dy dosje për këtë çështje, së fundmi edhe gazeta më e madhe e Europës, “Bild”, foli për përfshirjen. Vetë Kryeministri është përfshirë në biseda me kontingjente kriminale të cilët caktuan zgjedhjet në Dibër”.

Kryeministri Rama ka bërë të qartë që nuk do të ketë negociata lidhur me datën e zgjedhjeve, por për Spahon, edhe nëse arrihet marrëveshje, duke u tërhequr Rama, është e pamundur. “Kur ndeshen diktatorët me qytetarët, gjithmonë fitojnë qytetarët. Ne nuk duam që vendi të shkojë në përplasje civile. Kemi propozuar një platformë, por nuk pranojmë të ulemi në bisedime me atë që ka vjedhur zgjedhjet. Edhe sikur Kryeministri të largohet, 30 qershori është djegur sepse zgjedhjet e lira e të ndershme nuk bëhet për 3-4 javë”, tha Spaho.

Të fundit