Flash News

KRYESORE

Spaho i përgjigjet thirrjes së Ambasadës Franceze: Shqiptarët po protestojnë për parimet e lindura nga revolucioni francez

Spaho i përgjigjet thirrjes së Ambasadës Franceze:

Pas thirrjes së Ambasadës Franceze në Tiranë ndaj protestuesve, që të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë aktet vandale, ka reaguar deputeti demokrat Edmond Spaho.

Në një reagim në Facebook, Spaho i përgjigjet këtij institucioni duke i kujtuar protestën e jelekverdhëve, që detyruan Emmanuel Macron të hiqte dorë nga rritja e çmimit në naftës. Sipas tij, qytetarët po protestojnë për mbrojtjen e parimeve të lindura nga revolucioni francez, siç janë “shoqëria demokratike e zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Po në Francë përse kanë katër muaj që dëmtojnë pronën publike? A nuk ishte dhuna e protestuesve që detyroi Macronin të mos rrisë çmimin e karburatit si dhe të rrisë pagën minimale? Sa veta janë vrarë në protestat në Paris. Shqiptarët po protestojnë për shoqëri demokratike, zgjedhje të lira e të ndershme, parime të lindura nga revolucioni francez”, shkruan Spaho.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

Të fundit