Flash News

KRYESORE

Spaho i përgjigjet zv.ambasadorit të OSBE në Shqipëri: Nga e di o bukurosh që nuk ndikon në rezultat shitblerja e votës?

Spaho i përgjigjet zv.ambasadorit të OSBE në Shqipëri: Nga e

Deklaratës së zv.ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, se ka patur shitblerje të votës në vendin tonë, por që nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, i është përgjigjur Edmond Spaho.

“Si nuk ndikon në rezultat shitblerja e votes, nga e di ky bukurosh? Përse në raportin e ODIHR rekomandimi i dytë tek rekomandimet kryesore është adresimi i shitblerjes së votës?”, i drejtohet Spaho-zv.ambasadorit në Facebook.

Regimi i plotë i Spahos:

Jane 400 disqe me incizime te atyre qe kane bere pazare per vota dhe ne asnje prej tyre nuk eshte qofte edhe nje zyrtar i vetem i PD i cfardo niveli. Si nuk ndikon ne rezultat shitblerja e votes, nga e di ky bukurosh? Perse ne raportin e ODIHR rekomandimi i dyte tek rekomandimet kryesore eshte adresimi i shitblerjes se votes? Perse sondazhi i kryer nga nje OJQ ne Shkup per llogari te BE konkludon qe 20% te zgjedhesve shqiptare ju jane ofruar para ne kembim te votave? 20% ndikon ne rezultat apo jo? Po dosja 339 per ke eshte? Perse prokurori i dosjes thote qe ne datat 8,9,10 shtator 2016 vume ne pergjim telefonat e 20 zyrtareve nga me te larte te PS dhe te gjithe bisedonin me kriminele per blerje votash? Si e trefishoi PS rezultatin ne Diber ne kushtet kur kryetari i saj i bashkise u kap me breke te grisura? Po Zeri Amerikes genjen dhe vetem ju te OSBE na thoni te verteten? A mund te jape ky zevendes ambasador nje fakt te vetem qe PD ka blere vota?

Të fundit