Flash News

KRYESORE

Spaho kërkon ndërprerjen e senacës: "Sill kryeministrin këtu!" Ruçi i tregon detyrën

Spaho kërkon ndërprerjen e senacës: "Sill kryeministrin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pas fjalës së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Kuvend, e cila foli për “gjendjen emergjente të Teatrit Kombëtar”, kërkoi ndërprerjen e seancës.

Spaho i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, që të sjellë kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

“Ky projekt ka 20 vite që ka nisur që kur Rama ishte ministër kulture. Madje kemi kërkuar ta kalojmë në procedurë të përshpejtuar pa asnjë argument. Kërkoj të ndërpresim seancën. Të sjellim kryeministrin këtu. Ai është iniciatori, me nder kryeministri, dhe duhet të japë përgjigjen këtu. Jashtë kësaj salle po zhvillohet një protestë në mbojtje të trashëgimisë kulturore. Sillni kryeministrin këtu!”, u shpreh Spaho.

Ndërsa Ruçi iu përgjigj, “Kryetari i Kuvendit nuk është këtu të bëjë axhendën e të ftuarve”.

Të fundit