Flash News

KRYESORE

Spaho kërkon shtyrjen e seancës; pas gjestit të Bushatit, i jep një këshillë socialistëve

Spaho kërkon shtyrjen e seancës; pas gjestit të Bushatit, i jep

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Edmond Spaho, teksa mori fjalën në Kuvend ditën e sotme, kërkoi që të ndërpritej seanca për disa minuta pasi grupi i PD do të zhvillojë një mbledhje.

Spaho, gjatë fjalës së tij u dha një këshillë me ironi socialistëve me në krye ministrin Ditmir Bushati, që të ruajnë aparencën dhe mos zgërdhihen.

“Po shikoja në atë kohë Ministrin e Jashtëm që nisi të zgërdhihej. Ruajeni aparencen dhe mos i jepni mesazhe të tilla publikut. Qeshni e talleni me atë që e konsideron i fitore.  Siç tha kryeministri për 72 orë luftova me dallgët...” tha Spaho ndërsa kërkoi  më tej pushim për të zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Po ashtu, opozita kërkoi që në mbledhje të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Të fundit