Flash News

KRYESORE

Spaho: Në 21 janar mund të votojmë një qeveri tjetër, jo të Ramës; trendi i protestave mund të kulmojë me rrëzimin e qeverisë

Spaho: Në 21 janar mund të votojmë një qeveri tjetër,

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, shprehet se duke parë zhvillimet në vend në 21 janar parlamenti mund të votojë një qeveri tjetër jo atë të Edi Ramës.

“Çdo gjë është e mundur situata është shumë inkadeshente. Në varësi të situatës ditët e ardhme do planifikojmë edhe hapat tanë. Nuk habitem që në 21 janar të votojmë një qeveri tjetër jo të Edi Ramës. Të gjitha opsionet janë të mundshme sa ndryshimet mund të jenë të shpejta. Në protestën para parlamenti të enjten pjesëmarrja do jetë e madhe dhe ne do bëjmë thirrje qytetarëve të mbështesin studentët se kauza e tyre është e madhe se po lëvizin një komb të tërë për të kërkuar ndryshimin”, u shpreh Spaho në studion e mbrëmje në ABC News.

Edmond Spaho përsëriti sërish qëndrimin se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër.

“Zgjedhje të lira e të ndershme me Ramën kryeministër nuk ka, ky është objektivi madhor, por cilido është zgjedhja e PS kë do vërë në krye të PS. Rama lidhi politikën me krimin shkatërroi zgjedhjet me paratë e drogës, kanabisit dhe format e tjera negative që na tregojnë në Ballkan si vendi që nuk bëjnë dot zgjedhje. Ne do bëjmë gjithçka është e mundur së bashku me grupet e interesit. Trendi i protestave mund të kulmojë me rrëzimin e Ramës. Nëse Rama do largohet do t’i hapen rrugë reformave të tjera”, tha Spaho.

Të fundit