Flash News

KRYESORE

Spaho pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias: Vetting për politikanët njësoj si gjykatësit e prokurorët

Spaho pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias:

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, bëri të ditur qëndrimin e mbajtur nga opozita në këtë takim.

Spaho tha se parashtroi qëndrimin e PD-së se nuk mund të ketë dy standarde dhe se ai standard që po përdoret për gjyqtarët dhe prokurorët duhet aplikuar edhe për politikanët.

“Ne parashtruam qëndrimin e Partisë Demokratike i cili në thelb është që nuk duhet të ketë dy standarde por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet edhe për politikanët kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar.

Në këtë kuptim shpjeguam me fakte që asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”, u shpreh Edmond Spaho.

Të fundit