Flash News

KRYESORE

Spaho përplaset me Ballën në Kuvend: Argumenti ‘nuk dua të bëj debat’ nxirret kur do debat. Të shtyhet mbledhja

Spaho përplaset me Ballën në Kuvend: Argumenti ‘nuk dua

Debate me tone të larta janë zhvilluar ditën e sotme në Kuvend mes Taulant Ballës të PS-së  dhe Edmond Spahos të PD-së. Shkak është bërë komisioni për  Reformën Zgjoedhore. Partia Demokratike kërkon që komisioni të ketë 18 anëtarë, ndërsa Balla, kryetar i grupt të Partisë Socialiste, shprehet se “nuk mund të ketë komision të përkohëshm me më shumë anëtarë se komisioni i përhershëm. Nuk mund të ketë diskutime kur nuk ka nevojë”.

Spaho i është përgjur i prerë Ballës, “ Argumenti ‘nuk dua të bëj debat’ nxirret kur do debat.  Janë një mori çështjesh shqetësuese që u hasën në zgjedhjet e qershorit. Nuk mund të kalojë me vrap çështja e rëndësishme”.

Më tej kreu i Grupit të PD-së kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot në orën 16:00.  

Të fundit