Flash News

KRYESORE

Spaho: Shteti i papërgjegjshëm, ka lënë një familje në mes të të ftohtit

Spaho: Shteti i papërgjegjshëm, ka lënë një familje

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho akuzon autoritetet shtetërore se kanë harruar një familje, cila po jeton në mes të ftohtit në një barakë me dërrasa.

“Kjo është familja e Nike Prendit në një nga lagjet e Misto Mames në Kombinat. Shtëpia e Nikes është goditur rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe u bë e pabanueshme nga goditja e dytë e tërmetit të 26 Nëntorit.

Deri me sot askush nga autoritetet shtetërore nuk është bere i gjalle për hallet e kësaj familjeje. As çadër ku te fusin kokën, as ndihma ushqimore apo veshmbathje, thjesht i është komunikuar qe dosja e tyre është përcjelle tek emergjencat civile për dëmshpërblim.”, shkruan Spaho, i cili akuzon shtetin për Indiferentizëm e neglizhencë deri në papërgjegjshmëri.

Të fundit